shqiponjaevogël
Qasja edukative
Një hapësirë e ngrohtë, e qartë dhe e sigurt për fëmijët dhe familjet.
Fëmijët mësojnë kur përmbajtja bëhet pjesë e botës së tyre.
shqiponjaevogël nuk është shkollë.
Dhe nuk synon ta zëvendësojë atë.
Materialet tona krijohen për të plotësuar atë që ndodh në familje, në kopsht dhe në shkollë, duke i dhënë shqipes një vend të natyrshëm në kohën e lirë të fëmijës.
Gjuha përmes përsëritjes
Këngët, rimat, tregimet dhe figurat krijojnë mundësi që fjalët të përsëriten pa u ndjerë si ushtrim.
Përsëritja ndihmon fëmijën të njohë tinguj, fjalë dhe struktura të gjuhës.
Nga e njohura te e reja
Temat tona lidhen me botën që fëmijët njohin: familjen, kafshët, natyrën, ushqimin, festat, vendet, emocionet dhe situatat e përditshme.
Prej aty mund të hapet rruga drejt fjalëve, historive dhe njohurive të reja.
Kulturë pa ngarkesë
Kultura shqiptare mund të jetë pjesë e një tregimi, një kënge, një figure ose një personazhi.
Nuk ka nevojë të shpjegohet gjithmonë.
Fëmija mund ta njohë fillimisht si diçka të zakonshme të botës së vet.
Materiale sipas moshës
Jo çdo përmbajtje është e përshtatshme për çdo moshë.
Prandaj synojmë që produktet dhe formatet tona të kenë një orientim të qartë sipas grupmoshës dhe mënyrës së përdorimit.
Prindërit mbeten personat që njohin më mirë zhvillimin, interesat dhe nevojat e fëmijës së tyre.
Një mjet për familjen
Qëllimi ynë është i thjeshtë:
t’i japim familjes më shumë mundësi që shqipja të dëgjohet, të lexohet dhe të përjetohet.