LUSHAJ.RECORDS
O, ti flamur kuq e zi
Këngë shqiptare me ton patriotik, emocional dhe rapsodik, kushtuar flamurit kuq e zi, nderit, qëndresës, dijes dhe lirisë.
Artist: Agim Berisha

VIDEO
Shiko videon
TEKSTI
Teksti i këngës
O, ti flamur kuq e zi,
shembull nderi për Shqipni
Zogjt e Shqipes plot me shpresë
N’hije t’ande kanë lidhë besë.
O, ti flamur kuq e zi,
Për nder t’ande tok unji,
Zogjt e Shqipes kanë m’ u dashtë
Kështu qi bota ka me i drashtë.
O, ti flamur kuq e zi,
shembull nderi për Shqipni,
Zogjt e Shqipes plot me shpresë
N’hije t’ande kanë lidhë besë.
O, ti flamur kuq e zi,
Hidhu gëzueshëm n’për ajri,
Zogjt e Shqipes e dinë mirë
Se me dije jetojnë t’lirë.
O, ti flamur kuq e zi,
Hidhu gëzueshëm n’për ajri,
Zogjt e Shqipes e dinë mirë
Se me dije jetojnë t’lirë.
Për ty flamur kuq e zi
Jet’ e t’mira do t’bajnë fli
Zogjt e Shqipes kur rreziku
Ty t’kanoset nga armiku.
O, ti flamur kuq e zi,
Për nder t’ande tok unji,
Zogjt e Shqipes kanë m’ u dashtë
Kështu qi bota ka me i drashtë.
O, ti flamur kuq e zi,
Hidhu gëzueshëm n’për ajri,
Zogjt e Shqipes e dinë mirë
Se me dije jetojnë t’lirë.
O, ti flamur kuq e zi,
O, ti flamur kuq e zi.
Për ty flamur kuq e zi
Jet’ e t’mira do t’bajnë fli.
O, ti flamur kuq e zi,
Hidhu gëzueshëm n’për ajri,
Zogjt e Shqipes e dinë mirë
Se me dije jetojnë t’lirë.
O, ti flamur kuq e zi,
Hidhu gëzueshëm n’për ajri,
Zogjt e Shqipes e dinë mirë
Se me dije jetojnë t’lirë.