LUSHAJ.RECORDS
Vetëvendosje, ne jemi era
Këngë reggae shqiptare me ton politik, emocional dhe protestues për qëndresën, lirinë dhe zërin e popullit. Një rrëfim për pritjen, presionin, padrejtësinë dhe forcën që lind nga një lëvizje që nuk ndalet.
Artist: Kushtrim Krasniqi

VIDEO
Shiko videon
TEKSTI
Teksti i këngës
Ne ecëm nëpër zjarr – ata blinin vila
Ne mbajtëm flamurin – kur era ishte kundër
Na mbajtën në pritje – sikur s’vinte dita
Por koha nuk pret – ajo lind nga populli
Gjysmë jete në pritje – me shpinë në mur
Zëri ynë u rrit – nga heshtje në stuhi
Kur dolëm në majë – me popullin pas nesh
U bëmë problem – për sytë e tyre
Brukseli mbylli dyer – Uashingtoni buzëqeshi
Fjalë të ëmbla – me helm brenda
Sanksione si zinxhirë – ultimatume si thika
Por ne nuk u ndalëm – asnjë hap prapa
Ne s’u gjunjëzuam
Jo – kurrë s’u thyen
Liria s’është një trup
Janë një mijë që ngrihen
Vetëvendosje – ne jemi era
Vetëvendosje – ne jemi era
Fryn nga katër anët – s’na ndal kush
Ne jemi më shumë – se frika e tyre
Vetëvendosje – bashkë në majë
Vetëvendosje – s’ka kthim mbrapa
Na godasin – por bien vetë
Se ne jemi më shumë – se plumbat e tyre
Për vite me radhë – veriu u la në heshtje
Askush nuk e preku – askush nuk u ngrit
U deshën dekada – që dikush të vepronte
Që shteti të hynte – në tokën e vet
Dhe kur më në fund – erdhi ajo ditë
U ngritën kundër – nga brenda e jashtë
Në vend që ta mbronin – e çuajtën gabim
Në vend që ta pranonin – e ndaluan vetë
Ndalim mbi Forcat e Kosovës në veri
Në tokën e vet – trajtohen si armik
Faji i hidhet Kosovës – sikur luftën e nisi vetë
Në vendin e vet – gjykohet si fajtor
Marrëveshja e Brukselit dy mijë e trembëdhjetë – shkrimi i turpit
Hashim Thaçi i premtoi Natos
Forcat e Kosovës në veri – vetëm me lejen e Kforit
Asnjë ushtar shqiptar në tokën e vet
Asnjë uniformë shqiptare mbi Ibër
Turp që u pranua – turp që u nënshkrua
Turp i dyfishtë – ndaj kombit tonë
Ne s’u gjunjëzuam
Jo – kurrë s’u thyen
Liria s’është një trup
Janë një mijë që ngrihen
Vetëvendosje – ne jemi era
Vetëvendosje – ne jemi era
Fryn nga katër anët – s’na ndal kush
Ne jemi më shumë – se frika e tyre
Mendojnë se pa Albin Kurtin gjithçka mbaron
Gabim i madh – nuk kuptojnë kush jemi
Vetëvendosje s’është një njeri
Vetëvendosje është kombi
Një zë u ngrit – sot janë një mijë
Në çdo qytet – në çdo fshat
Djem që mendojn – vajza që protestojnë
Pleq që kujtojnë – dhe nuk harrojnë
Historia nuk harron – i thërret me emër
Si Avni Rrustemi – që vrau Esat Pashën
Si Hamza – tradhtari i Gjergj Kastriotit
Ashtu do të thërrasë edhe këta sot
Ata që ndalën Forcat e Kosovës në veri
Që i falën Serbisë atë që ishte e jona
Le të qeshin sot – me zë a me lot
Historia pret – dhe nuk harron
Dhe kur të vijë dita – një nga një
Do të quhen siç janë:
tradhtarë
Vetëvendosje – ne jemi era
Vetëvendosje – s’na ndal kush
Bashkë në majë – kundër çdo ere
Se ne jemi më shumë – se plumbat e tyre
Ne s’jemi një…
Ne jemi popull…
Historia nuk harron…
Gjuha ime ishte krim
Tivari, pranverë pa liri
E quanin rend, ne e quajtëm frikë
Babai i kombit
Çamëri, mos u fik në heshtje
Në këtë vend mendimi të vret