Kalo te përmbajtja
LUSHAJ.NETWORK

LUSHAJ.RECORDS

Në këtë vend mendimi të vret

Këngë roots-reggae shqiptare për frikën, heshtjen dhe kujtesën e një kohe kur fjala u fut në pranga. Nga albumi “Rrënjë në Heshtje”.

Artist: AlbaReggae

Album: Rrënjë në Heshtje

Në këtë vend mendimi të vret

VIDEO

Shiko videon

Shiko në YouTube

TEKSTI

Teksti i këngës

Një komb që rri zgjuar nga frika.
Shqipëri me dritare të mbyllura,
ku nata dëgjon më mirë se njeriu.

Njëmijë e nëntëqind e dyzet e katër,
erdhi pa këngë, pa lutje.
Liria u shpall armike,
dhe fjala u fut në pranga.
Sigurimi flinte me këpucë veshur,
se agimi sillte arrestime.
Trokitje pa emër,
dhe shtëpia mbetej pa frymë.

Pa frymë… ohooooo

me shumë se Gjashtë mijë trupa
ranë në tokë si fjalë të ndaluara.
U pushkatuan për mendimet e tyre,
dhe u harruan me urdhër.

pesdhjet-mijë mësuan burgun si gjuhë të dytë.
Kockat numëronin dimrat,
ndërsa koha nuk falej.

Nuk falej… johhh jooo jooohhh

Mos më pyet ç’kam bërë,
pyet ç’kam menduar.
Në këtë vend mendimi të vret,
dhe heshtja s’të shpëton.
jo, jo s’të shpëton…

Veriu u shënua me bojë të zezë,
Kosova u quajt fajtore.
Një kushëri matanë kufirit,
dhe emri yt u bë dosje.

Kufiri s’ishte vijë në hartë,
ishte thikë në ajër.
Hapi yt numërohej tradhti,
edhe era duhej të ndalonte.

Të ndalonte…
të ndalonte….

Kampet s’kishin nevojë për mure,
se frika bënte roje.
Trupi thyhej,
që shpirti të dorëzohej.

Nënat mësuan të qanin pa zë,
se loti kishte veshë.
Fëmijët u rritën pa pyetje,
se “pse-ja” të zhdukte krejt.

Mos më pyet ç’kam bërë,
pyet ç’kam menduar.
Në këtë vend mendimi të vret,
dhe heshtja s’të shpëton.
S’të shpëton…

Enveri vdiq, por dera mbeti,
e ndryshkur nga frika.
Dosjet u mbyllën,
por varret jo.

Sot flasim lirë, por zëri dridhet,
se gjaku mban mend.
Kjo tokë ka parë shumë,
dhe nuk ka kërkuar falje.

Falje…

AlbaReggae këndon për ata që s’u kthyen,
për ata që u bënë numra në errësirë.
Shqipëri, kjo këngë s’të zbukuron,
s’të zbukuron…
kjo këngë të kujton por s‘të zubukron! jo jo johh!

Nga i njëjti publikim

Më shumë nga artisti

Bashkëpunime